image Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së: Këto zgjedhje janë për t'u bashkuar

Politikë

Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së: Këto zgjedhje janë për t’u bashkuar

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shpallur kandidaturën për të parin e partisë duke thënë se në zgjedhjet e 14 marsit duhet të ketë bashkim brenda partisë e jo largime.

Ai ka thënë se LDK-ja kësaj here në zgjedhje ka dalë keq dhe rezultati tregon për humbje besimi. Haziri ka shtuar se vlerësojnë përvojën e gjeneratave të mesme e të vjetra në këtë parti.

“Këto duhet të jenë zgjedhjet e LDK-së, jo për të larguar të tjerët por për t’i bashkuar ata që humbën besimin. LDK-së i duhet unitet për ta ruajtur këtë familje të madhe politike që është shpresë për të vazhduar rrugën eurotalantike”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se si kandidat për kryetar jep zotimin për reformë të bazuar në meritë.

/GazetaSinjali/