image Haziri: Sa herë që kemi qenë bashkë, fitorja ka qenë e madhe

Politikë

Haziri: Sa herë që kemi qenë bashkë, fitorja ka qenë e madhe

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pas konfirmimit të rikandidimit të tij për kryetar të Gjilanit ka thënë se gjithmonë ka vepruar në interes të LDK-së dhe jo për interesa personale.

“Sa herë ka qenë nevoja, vendimet e mija i kam marrë duke e tejkaluar familjen time biologjike, në interes të familjes time politike sepse jam mësuar që idealet dhe qëllimet politike nuk guxojnë të shkelen për motive personale dhe interesa të vogla. Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i juaj”, ka thënë ai.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka falenderuar strukturat e LDK-së, dhe kryetarin Lumir Abdixhiku për mbështetjen që t’i prijë garës zgjedhore për kryetar të komunës për të tretën herë rresht në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Falëmnderit deri në gjunjëzim të gjitha strukturave të LDK’së për besimin që t’i prijë Gjilanit tonë edhe për një mandat qeverisës. Faleminderit kryetarit të LDK-së, mikut tim, Lumir Abdixhiku, për vizitën e sotme dhe mbështetjen e madhe. Bashkimi dhe uniteti është ajo që LDK’në në Gjilan e identifikon dhe sa herë që kemi qenë bashkë, fitorja ka qenë e madhe – në formë plebishitare, për ta bërë Gjilanin tonë vend të jetueshëm e me dinjitet, ashtu sic edhe e kemi bërë dhe jam krenar për këtë. Të bashkuar, duke e ruajtur njëri-tjetrin si familje, ne do të arrijmë ta ruajmë shtëpinë tonë politike”, ka shkruar Haziri.

Postimi i plotë:

Falëmnderit deri në gjunjëzim të gjitha strukturave të LDK’së për besimin që t’i prijë Gjilanit tonë edhe për një mandat qeverisës. Faleminderit kryetarit të LDK-së, mikut tim, Lumir Abdixhiku, për vizitën e sotme dhe mbështetjen e madhe.

Bashkimi dhe uniteti është ajo që LDK’në në Gjilan e identifikon dhe sa herë që kemi qenë bashkë, fitorja ka qenë e madhe – në formë plebishitare, për ta bërë Gjilanin tonë vend të jetueshëm e me dinjitet, ashtu sic edhe e kemi bërë dhe jam krenar për këtë. Të bashkuar, duke e ruajtur njëri-tjetrin si familje, ne do të arrijmë ta ruajmë shtëpinë tonë politike.

Përpos pritjes së bashkatdhetarëve të cilët vijnë në familjet e tyre, ne do të punojmë me cdo qytetar për të dëgjuar për t’i pranuar të gjitha ato që na i thonë në sy.

Këto gjashtë javë të debatit që është organizuar, ne e kemi marrë mesazhin e qartë, ne do të punojmë që ta kthejmë ne vepër e në punë me përgjegjësi për t’i realizuar objektivat tona.

Në punojmë mbi parimin e respektit për njeriun, për familjen, respektit për ata që kanë kontribuar sepse meritokracinë nuk mund ta hudh askush për toke, e deri te ai që ka nevojë për shtëpi të ngrohtë, kulm dhe strehë. LDK na ka mësuar që njerëzit janë të barabartë, para ligjit e para Zotit.

Gjilani do të kthehet në një qendër politike administrative universitare ashtu sic i ka hije, edhe në kuptimin urban. Këto katër vjet do të marrë pamje krejt tjetër dhe ky nuk është vetëm vizion i imi, por edhe i të gjithë juve që keni marrë pjesë në debat.

Përpos rikthimit të madh të LDK-së, kam punuar që të ndërtohet një gjeneratë e re e politikanëve, një brez i ri që fiton vetë dhe fitoren nuk ua jep dikush tjetër. Dekada e ardhshme Gjilanin e pret me një gjeneratë të artë, e cila është e gatshme t’i fitojë zgjedhjet vetë.

Për fund, sa herë ka qenë nevoja, vendimet e mija i kam marrë duke e tejkaluar familjen time biologjike, në interes të familjes time politike sepse jam mësuar që idealet dhe qëllimet politike nuk guxojnë të shkelen për motive personale dhe interesa të vogla. Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i juaj./Gazeta Sinjali/