image Haziri propozon që Regjimenti i Parë i FSK-së në Gjilan të zhvendoset në bazën ushtarake në Mitrovicë

Siguri

Haziri propozon që Regjimenti i Parë i FSK-së në Gjilan të zhvendoset në bazën ushtarake në Mitrovicë

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit për ndërtimin e bazës më të madhe ushtarake të FSK-së në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka propozuar që Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore në Gjilan të Zhvendoset atje, që të lirohet hapësira për Kampusin Universitar.

“Pas vendimit për ndërtimin e bazës më të madhe ushtarake të FSK’së në Mitrovicë, uroj dhe propozoj që Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore në Gjilan të zhvendoset atje, në mënyrë që të na lirohet hapësira e premtuar për Kampusin Universitar!”, shkroi ndër të tjera Haziri./Gazeta Sinjali/