image Haziri për veprimet e opozitës: Është albinizëm, me mjetet e Albin Kurtit nuk luftohet Albin Kurti

Kosovë

Deklarata/ Haziri për veprimet e opozitës: Është albinizëm, me mjetet e Albin Kurtit nuk luftohet Albin Kurti

news image

Nënkryetarit i LDK-së, Lutfi Haziri nuk i cilëson të duhura e as mjaftueshëm opozitare veprimet e para të PDK-së si parti opozitare.

Haziri e ka komentuar veprimin e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku që e vendosi fotografinë e presidentit Hashim Thaçi prapa ulëses së kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Ai ka përmendur edhe veprimin opozitar të Ganimete Musliut ndaj kryeministrit Albin Kurti, teksa ka thënë se me këto mjete nuk mund të luftohet Albin Kurti dhe LDK-ja, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ai është albinizëm politik. Me mjetet e Albin Kurtit nuk luftohet Albin Kurti politikisht, as nuk luftohet LDK-ja politikisht. Unë e kam pa që opozita, sidomos PDK-ja është duke u sjellë me mjete të Vetëvendosjes. Fjalori, vokabulari, mënyra..”, ka thënë Haziri.

Haziri ka thënë se i qëndron prapa veprimit të kryeparlamentares Vjosa Osmani për ta hequr nga zyra fotografinë e Thaçit.

Veprimi i Osmanii për ta hequr fotografinë e presidentit Hashim Thaçi nga zyra e saj ka shkaktuar reagime të shumta nga PDK-ja, teksa kjo parti thotë se kryetarja e Kuvendit e ka shkelur ligjin. /Gazeta Sinjali/