image Haziri për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit te Qendra e Studentëve: Humbje e madhe, ishte student i shkëlqyer i masterit

Kosovë

Reagim/ Haziri për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit te Qendra e Studentëve: Humbje e madhe, ishte student i shkëlqyer i masterit

news image

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vdekjes së 26-vjeçarit Agon Musliu i cili sot ra nga kati i katërt i konviktit në Qendrën e Studentëve. 

I riu kishte kërcyer nga kati i katërt dhe ndërroi jetë në QKUK. 

‘’U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeҫarit, Agon Musliu, i cili ishte student i shkëlqyer i masterit, në Gjermani. Humbje e madhe për familjen e për Gjilanin. Komuna e Gjilanit do t’i qëndrojë afër familjes. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!’’, ka shkruar Haziri. /Gazeta Sinjali/