image Haziri për Abdixhikun: Në LDK sa më vonë që vjen në parti, mundësinë e ke më të mirë

Politikë

Haziri për Abdixhikun: Në LDK sa më vonë që vjen në parti, mundësinë e ke më të mirë

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se partia e tij u jep mundësi të mira aderimeve të reja.

Haziri, i cili humbi garën për të parin e LDK-së në zgjedhjet e fundit tha se kush vjen më vonë në LDK, ka mundësi më të mira, duke përmendur edhe rastin e ish-kryetarit, Isa Mustafa.

Ai tha se kryetari aktual i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, erdhi vonë në LDK dhe si deputet, sipas tij, nuk tregoi sukses të madh, por

“Në LDK sa më vonë që vjen në parti, mundësinë e kë më të mirë. Mustafa kishte tri vite në LDK. Ai mori Komunën e Prishtinës dhe pastaj prej aty u zgjodh kryetar. Edhe Lumiri ka katër vite që erdhi në LDK. Mori vota në garën për deputet, por nuk është që tregoi sukses shumë të madh. Tani u zgjodh kryetar. Kishim një garë të mirë. Antoni u tërhoq më vonë.”

“Shumë persona nuk është që po e shikojnë si shpëtimtar Lumirin. Por dikujt i duhet në politikë që të fshihet prapa dikujt. Kështu funksionojnë. Iu duhet hija politike e dikujt. Por kryetar nuk mund t’i fitojë garat individuale. As në kohën e Rugovës nuk mund të fitoheshin të gjitha komunat. Po flas për më përpara e lërë më më vonë”, tha ai në T7./Gazeta Sinjali/