image Haziri pas takimit në Ambasadën amerikane: Asociacioni kompetencë e Qeverisë

Politikë

Haziri pas takimit në Ambasadën amerikane: Asociacioni kompetencë e Qeverisë

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se Asociacioni është kompetencë e institucioneve shtetërore të Kosovës, në radhë të parë të Qeverisë.

Përmes një statusi në Facebook, Haziri ka shkruar se orientimi i LDK-së është për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, me njohje reciproke në thelb.

“Me ftesë të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, shkëlqesisë së tij Jeffrey Hovenier, sot kam marrë pjesë në emër të LDK-së në takim në të cilin konfirmova mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së.

Orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme.

Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë”, ka shkruar Haziri.

/GazetaSinjali/