image Haziri paralajmëron masa të rrepta në Gjilan për ta luftuar koronavirusin

Kosovë

Pandemia/ Haziri paralajmëron masa të rrepta në Gjilan për ta luftuar koronavirusin

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka paralajmëruar se me datë 14 mars të këtij viti, do të shpallet orari i ri për kufizim të lëvizjes së qytetarëve në këtë komunë.

“Ne po vazhdojmë me masa shtrënguese që ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit. Sot është varrosur bashkëqytetari ynë 72 vjeçar i cili ka qenë duke qëndruar për disa ditë në Klinikën Infektive në Prishtinë. Pas analizave të kryera më 25 mars, 2020, gjendja e tij shëndetësore ka qenë pa simptoma të rënda, por për shkak të sëmundjeve shoqëruese, më pas gjendja e tij shëndetësore është rënduar”, ka thënë Haziri pas konferencës së jashtëzakonshme për media të mbajtur në Qendrën Operative Emergjente të kësaj komune.

Tutje, ai ka shtuar se komuna ka marrë veprime konkrete për organizimin e ceremonisë së varrimit të viktimës.

“Ne iu kemi shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve të të ndjerit dhe pjesa tjetër është duke qëndruar pranë tyre. Ne kemi marrë veprime konkrete në organizimin e ceremonisë së varrimit”, ka përfunduar Haziri.

Ndryshe, deri tani janë 227 raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë, prej tyre 7 persona kanë humbur jetën. /Gazeta Sinjali/