image Haziri: Nuk kam pritur që Osmani të bëjë lëvizje politike

Politikë

Haziri: Nuk kam pritur që Osmani të bëjë lëvizje politike

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kalimi i Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë e papritshme për të, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri tha se Osmanin e ka njohur si idhtare politike, por vetëm brenda familjes së LDK-së.

“Nuk kam pritur që do të ketë lëvizje. E kam njoftë si idhtare politike, por brenda familjes tonë. Ajo ka zgjedhë me qenë në një listë politike, që e ka ideologjinë e saj dhe e anëtarësuar në Grupin Socialist të Këshillit të Evropës. Zgjedhja është e lirë. Kurti nuk ia dha besimin Osmanit që të jetë numri një i listës së koalicionit LDK-LVV, nuk ia dha as tash”, tha ai në Kanal 10, transmeton Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/