image Haziri: Nuk është befasi nëse shkojmë në zgjedhje të reja, LDK nuk kërkon zgjedhje

Politikë

Haziri: Nuk është befasi nëse shkojmë në zgjedhje të reja, LDK nuk kërkon zgjedhje

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk është befasi nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje.

“Nuk është befasi për një vend që për katër vjet ka pasë gjashtë palë zgjedhje. Ky vend ka vujtë për stabilitet, që prej shpalljes së Pavarësisë, nuk ka pasë stabilitet.”, ka thënë fillimisht ai në Kanal10.

Ai më tej, ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Opozita nuk është duke kërkuar zgjedhje, më falni, LDK-ja nuk është duke kërkuar zgjedhje, LDK-ja po kërkon përmbushje të obligimeve programore dhe qytetare”, ka thënë Haziri.

/GazetaSinjali/