image Haziri: Në kohën e Rugovës ne garonim vetëm për pozitën e presidentit, nuk na interesonte për pozita tjera

Politikë

Haziri: Në kohën e Rugovës ne garonim vetëm për pozitën e presidentit, nuk na interesonte për pozita tjera

news image

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se gara për emra nuk ekzistonte në këtë subjekt politik, kur kreu i partisë ishte Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në kohën e Rugovës nuk kemi pasur nevojë që të garojmë për emra pasi kishim lider”, tha Haziri.

“E kemi pasur emrin. Emri ka qenë për president. Ne garonim vetëm për pozitën e presidentit dhe nuk na interesonte për pozita tjera”, deklaroi Haziri në T7.

Po ashtu, Haziri u shpreh se beson që nesër LDK del zyrtarisht me emrin e kandidatit për kryeministër.

/Gazeta Sinjali/