Nënkryetari i LDK-së, njëherësh Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se gara për emra nuk ekzistonte në këtë subjekt politik, kur kreu i partisë ishte Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në kohën e Rugovës nuk kemi pasur nevojë që të garojmë për emra pasi kishim lider”, tha Haziri.
“E kemi pasur emrin. Emri ka qenë për president. Ne garonim vetëm për pozitën e presidentit dhe nuk na interesonte për pozita tjera”, deklaroi Haziri në T7.
Po ashtu, Haziri u shpreh se beson që nesër LDK del zyrtarisht me emrin e kandidatit për kryeministër.