image Haziri: Mustafa është emri im për president

Politikë

Haziri: Mustafa është emri im për president

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se lideri i kësaj partie, Isa Mustafa është i duhuri për president të vendit.

Haziri është shprehur se nëse i ofrohet kjo mundësi LDK-së, atëherë propozimi i parë do të jetë për Mustafën.

“Nëse LDK-së i jipet posti i presidentit, i njihet e drejta për të propozuar, nëse më pyetni mua se cili është emri për të propozuar, unë them Isa Mustafën”, ka thënë Haziri në RTV Dukagjini.

“Nuk kemi biseduar dhe nuk ka emër tani, por nëse më pyesni mua, LDK-ja në këto momente e ka Isa Mustafën, i cili ka qenë emër edhe në marrëveshjet e brendshme me partitë e tjera, si emër i parë. Edhe tash mundet me qenë emri i parë që i jepet një lloj organi të gjitha partive politike gjatë krizës në të cilën po hyjmë. Qeveria është në këmbë të qelqit”, ka përfunduar Haziri. /Gazeta Sinjali/