image Haziri me kritika për qeverisjen e VV-së në Gjilan: Logjikë e mbrapshtë, po shkakton frikësim tek investitorët

Politikë

Haziri me kritika për qeverisjen e VV-së në Gjilan: Logjikë e mbrapshtë, po shkakton frikësim tek investitorët

news image

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka kritikuar ashpër qeverisjen e Vetëvendosjes në këtë komunë, duke i akuzuar ata për frikësim të investitorëve.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj qeverisjes lokale, duke theksuar se tendenca e tyre e revidimit, rishikimit dhe anulimit të veprimeve administrative është e papranueshme dhe e dëmshme.

Ai gjithashtu ka thënë se kjo sjellje e qeverisjes së udhëhequr nga Vetëvendosja ka shkaktuar frikësim tek investitorët dhe ka ndikuar negativisht në zhvillimin e komunës.

“Qeverisja lokale ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikësim tek investitorët. Tendenca e revidimit, rishikimit dhe anulimit të veprimeve administrative nga qeverisja e udhëhequr nga Vetëvendosja është logjikë e mbrapshtë”, tha Haziri.

Haziri gjithashtu u ndal në Planin Zhvillimor Komunal të Gjilanit, i cili u miratua në shtatorin e vitit 2021 pas angazhimit të madh të ekspertëve lokalë dhe partnerëve jashtë institucioneve komunale.

Haziri theksoi rëndësinë e zonimit për të tërhequr investitorët dhe për të siguruar që zhvillimi i komunës të jetë i qëndrueshëm dhe i koordinuar. Ai shprehu shqetësimin e tij për tendencën e qeverisjes së Vetëvendosjes për të anuluar Planin Zhvillimor Komunal të Gjilanit dhe për shkeljen e ligjit nga ana e tyre.

“Planin Zhvillimor Komunal në Gjilan e kemi miratuar në shtatorin e vitit 2021, pas një angazhimi të madh të ekspertëve lokal dhe të partnerëve jashtë institucioneve komunale. Ky është një dokument i pandryshuar dhe ngecjet që kanë ndodhur kanë të bëjnë me mos zonimin”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/