image Haziri: Më 16 shkurt, Albin Kurti thoshte s'ka pavarësi, të hënën nuk foli

Kosovë

Politikë/ Haziri: Më 16 shkurt, Albin Kurti thoshte s’ka pavarësi, të hënën nuk foli

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për procesin final të dialogut Kosovë-Serbi, duke komentuar edhe rolin që mund ta ketë kryeministri aktual në detyrë, Albin Kurti.

Haziri ka hipotezuar se Kurti mund ta bojkotojë këtë proces siç ka bërë edhe më herët, derisa ka rikujtuar se lideri i LVV-së ka qenë i bindur se pavarësia e Kosovës nuk do të shpallej, shkruan Gazeta Sinjali.

“Albin Kurti më 16 shkurt ka thënë se nuk do të ketë pavarësi të Kosovës. Ka qenë vetëm ai dhe një akademik. Të hënën nuk ka folur. Një javë pas ka thënë se pavarësia e Kosovës është një hap para, tre mbrapa”, ka thënë Haziri në T7.

Haziri ka thënë se një marrëveshje finale do të mund të ndodhë edhe pa Kosovën në tavolinën e bisedimeve. /Gazeta Sinjali/