image Haziri - Matoshit: Uroj të keni sukses në Lëvizjen e Kuqe e te të Majtët, je njohur si mikroborgjeze

Politikë

Haziri – Matoshit: Uroj të keni sukses në Lëvizjen e Kuqe e te të Majtët, je njohur si mikroborgjeze

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar Adriana Matoshin e Lëvizjes Vetëvendosje e cila arriti që të fitojë ulëse në Kuvendin e Koosvës, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri i ka uruar suksese bashkëvendëses së tij, duke e “thumbuar”.

“Suksese edhe nga unë! Uroj të keni suksese me Lëvizjen e Kuqe e të Majtët e Kosovës… në Gjilan je e njohur si mikroborgjeze!”, i ka komentuar ai.

Këtë koment i pari i Gjilanit e ka bërë në një fotografi të Matoshit, ku shihej duke u regjistruar si deputete.

“Për herë të parë u regjistrova si deputete e Kuvendit të Kosovës. Faleminderit për besimin e juaj, shpresoj për një të ardhme të ndritur për t’gjithë qytetarët e vendit! Kofshim e dalshim faqebardhë me punë të mbara e suksese në të gjitha iniciativat”, shkroi Matoshi./Gazeta Sinjali/

Për herë të parë u regjistrova si deputete e kuvendit te Kosovës! Faleminderit për besimin e juaj,shpresoj për një të…

Posted by Adriana Matoshi on Wednesday, March 17, 2021