Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar Adriana Matoshin e Lëvizjes Vetëvendosje e cila arriti që të fitojë ulëse në Kuvendin e Koosvës, shkruan Gazeta Sinjali.
Haziri i ka uruar suksese bashkëvendëses së tij, duke e “thumbuar”.
“Suksese edhe nga unë! Uroj të keni suksese me Lëvizjen e Kuqe e të Majtët e Kosovës… në Gjilan je e njohur si mikroborgjeze!”, i ka komentuar ai.
Këtë koment i pari i Gjilanit e ka bërë në një fotografi të Matoshit, ku shihej duke u regjistruar si deputete.
“Për herë të parë u regjistrova si deputete e Kuvendit të Kosovës. Faleminderit për besimin e juaj, shpresoj për një të ardhme të ndritur për t’gjithë qytetarët e vendit! Kofshim e dalshim faqebardhë me punë të mbara e suksese në të gjitha iniciativat”, shkroi Matoshi./Gazeta Sinjali/
Për herë të parë u regjistrova si deputete e kuvendit te Kosovës! Faleminderit për besimin e juaj,shpresoj për një të…
Posted by Adriana Matoshi on Wednesday, March 17, 2021