Lutfi Haziri ka thënë se vota për presidentin e Kosovës po diskutohet në organet e partisë.
Megjithatë, ai është shprehur hapur se nëse pyetet personalisht ai për një emër të përveçëm, LDK duhet të ketë votë për Vjosa Osmanin për presidente.
Haziri tha se Osmani duhet të votohet sepse ia jep shtetit presidenten, dhe sipas tij votën ia jep një njeriu që është rritur, ndërtuar, edukuar dhe është pjekur në LDK, duke shtuar se Osmanin nuk e sheh jashtë LDK-së.
Tutje theksoi se Osmani është fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve.
Por, sipas Hazirit, kryetari, deputetët dhe lidershipi i LDK-së do ta ketë përgjegjësinë e plotë për të ndërtuar politika zyrtare.
“Nëse më pyet personalisht për një emër të përveçëm, LDK-ja duhet me pas votë sepse ia jep së pari shtetit presidenten, nën dy ia jep një njeriu që është rritë është ndërtu dhe politikisht është pjek në LDK”, tha Haziri në rtv21. /Gazeta Sinjali/