image Haziri kundërshton masat e reja të miratuara nga Qeveria Hoti

Kosovë

Haziri kundërshton masat e reja të miratuara nga Qeveria Hoti

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazri ka thënë se qyteti që ai e drejton është i përgatitur për çdo situatë në kohë pandemie, raporton Gazeta Sinjali.

Por, masat e reja antiCOVID të marra dje nga Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Sinjali, ai i ka cilësuar të ashpëra.

“Mendoj që masat janë të ashpëra sidomos ndaj autonomisë dhe në disa sektorë, por ne kemi implementu çdo pjesë të vendimit”, tha ai.

Haziri ka thënë se kanë nën menaxhim situatën me COVID -19 dhe se ofrojnë shërbime në bazë ditore.

“Kemi nën menaxhim ditor situatën dhe ofrojmë shërbime në bazë ditore deri në 55 vizita në familje të atyre që janë me simptoma dhe në trajtim shtëpiak përkundër 20 në hospitalizim”, përfundoi ai.

Aktualisht në Spitalin e Gjilanit janë të hospitalizuar 51 persona, 27 prej të cilëve janë pozitiv me COVID-19, ka bërë të ditur Haziri për Gazetën Sinjali.

Ndërkohë dje, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim që 7 komuna të Kosovë si: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen të vendosen masat si në vijim:

Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit , Obiliqit , Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes./Gazeta Sinjali/