image Haziri kërkon zbardhjen e vrasjes së 22-vjeçarit në Gjilan

Siguri

Haziri kërkon zbardhjen e vrasjes së 22-vjeçarit në Gjilan

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se është tronditur pas ak​tit të vrasjes së 22-vjeçarit, Egzon Rafuna dhe të plagosjes së Valdrin Halimit, mbrëmë në Gjilan.

Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund.

“Jam i tronditur pas lajmit të mbrëmshëm për vrasjen e një të riu dhe plagosjen e një tjeteri në Gjilan. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërsa kërkoj nga organet e drejtësisë që ky rast të zbardhet deri në fund”, ka thënë Haziri./Gazeta Sinjali/