image Haziri: Kepucët e Hashim Thaçit të ngushta për Kadri Veselin

Kosovë

Haziri: Kepucët e Hashim Thaçit të ngushta për Kadri Veselin

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, se në mandatin e ardhshëm nëse zgjidhet kryeministër do të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.

Shefi i shtabit të LDK-së ka thënë në Klan Kosova, se këto deklarime nuk i besojnë qytetarët e Kosovës, dhe se këpucët e ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, nuk po i përshtaten kryetarit aktual të kësaj partie, Kadri Veseli.

”Këpucët e Thaçit po i rrijnë ngushtë bedelit [Veselit]”, ka thënë Haziri

”Nuk është me rëndësi çka thua, por me rëndësi është ajo çfarë besohet. Besimi qytetar karshi këtyre hapave politikë është përtej të priturës”, ka thënë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. /Sinjali