image Haziri: Jemi mbetë jetimë me këtë kryeministër, s'e meriton asnjë ditë në pushtet

Politikë

Haziri: Jemi mbetë jetimë me këtë kryeministër, s’e meriton asnjë ditë në pushtet

news image

“Rruga e re” është një nga emërtimet që partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ia ka vënë një iniciative të saj për një diskutim të gjerë publik për, siç ka thënë ky subjekt politik, dalje nga “kriza në të cilën gjendet Kosova”.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se me këtë kryeministër (Albin Kurti), populli i Kosovës ka mbetur jetim.

Ai tha se kjo Qeveri nuk duhet të durohet as edhe një ditë, sepse sipas tij kjo Qeveri i ka vënë sanksione Kosovës.

“Jemi mbetë jetimë me këtë kryeministër, i cili një ditë ka me pasë situatën sikur në Shkup, sikur marrëveshjen e Ohrit”, tha ai për RTV21.

Ai theksoi se me takimet e sotme nuk kanë nisur fushatë parazgjedhore, por fushatë politike për ‘ta ruajtur partneritetin’, ndërsa Qeverinë tha se janë për ta rrëzuar vetëm me zgjedhje.

“As një ditë nuk e meriton me duru sot, sepse kjo Qeveri i ka bë sanksione Kosovës, sanksione të investimve kapitale. Që dy vjet Kosovën e ka vënë në sanksione të brendshme, investimet kapitale i ka blloku. Tash i merr i bon video punët e mia i nxjerr thotë janë punë të Qeverisë”, theksoi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së shtoi se tash e 18 muaj kjo Qeveri është në izolim.

/GazetaSinjali/