image Haziri: Ja pse Kurti deshi shtyrjen e zgjedhjeve, s’ishte punë sondazhesh

Politikë

Haziri: Ja pse Kurti deshi shtyrjen e zgjedhjeve, s’ishte punë sondazhesh

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, vlerëson se zgjedhjet lokale, të cilat janë paraparë të mbahen më 17 tetor, thotë se zgjedhjet nuk do të duhej të shtyheshin.

Ai ka dhënë versionin e tij, se pse kryeministri, Albin Kurti, ishte për shtyrjen e datës së mbajtjes së zgjedhjeve komunale, shkruan Gazeta Sinjali.

“Tendenca m’i shty zgjedhjet ka qenë e fshehur brenda numrave të zi të COVID-it, por ka qenë krejt me motiv politik. Të shtyhen zgjedhjet dhe të blihet kohë dhe të shkaktohet një lloj mobilizimi krejt tjetër politik, i cili lidhet me nevojat e zgjedhjeve”, tha ai në T7.

Haziri përmendi dialogun me Serinë dhe siç tha rikthimin e vëmendjes në Ballkan.

“Këtë javë dhe javën tjetër rikthehet vëmendja në Ballkan dhe ju e dini se prej nesër kancelarja Merkel, i delegumi special për Kosovë do të jetë këtu”, shpjegon Haziri./Gazeta Sinjali/