image Haziri i ashpër me Kurtin: Je në Qeveri për të krijuar drama dhe për t'u viktimizuar
[wp-story id="814678"]

Politikë

Haziri i ashpër me Kurtin: Je në Qeveri për të krijuar drama dhe për t’u viktimizuar

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, duke thënë se ai nuk është në qeveri për të qeverisur, por për të krijuar drama dhe për t’u viktimizuar.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se Kurti është treguar i ligë dhe dinak me qytetarët e veçanërisht me ata të cilët ia kanë dhënë besimin në datën 14 shkurt.

“Albin Kurti nuk ka ardhë me qeveris, por për me ba dramë dhe me u viktimizu më pas. Madje, këtë e bën me një lehtësi të padurueshme. Sa i ligë, idhnak e i padinjitet u tregua karshi qytetarëve, veçanërisht atyre që ia dhanë besimin më 14 shkurt. S’kanë me ta falë. Jemi gjallë!”, ka shkruar Haziri.

Haziri gjithashtu ka thënë se duke “lëpirë” eshtrat e të etërve, dëshmorëve dhe të zhdukurve nuk qeveriset.

/GazetaSinjali/