image Haziri: Hyrja ime në politikë nuk ishte zgjedhje, ka qenë imponim

Politikë

Haziri: Hyrja ime në politikë nuk ishte zgjedhje, ka qenë imponim

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth aktivitetit të tij politik, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri tha se ëndrra e tij nuk ishte që të bëhej politikan, por që kjo më shumë ishte imponim sesa zgjedhje e tij.

“Unë kam 14 vjet që kam vendos me jetu në Kosovë, që nuk kam pas alternativë as opsion. Kur jam nda prej prindërve dhe kam vendos me jetu në Kosovë ata kanë jetu në Zvicër unë nuk kam ardhur për motiv tjetër, unë kam ardhur me jetu me gjyshen time, me familjen time këtu dhe natyrisht që lidhja me veprimtarinë e babës tim në emigracion dhe e gjyshit tim në luftën e ll botërore, dhe e stërgyshit tim gjatë kohës së perandorisë, neve na ka bërë që lidhshmëria jonë me kauzën edhe me politikën është detyrë.”

“Ndoshta arsimtar apo çfarëdo drejtimi tjetër ushtarak, fëmijët i kanë ëndrrat e veta por kjo ka qenë jo zgjidhja ime e politikës, ka qenë e imponueshme dhe besoj që për një gjeneratë të madhe të njerëzve që unë i njoh politika ka qenë imponim nuk ka qenë zgjedhje”, tha Haziri në ATV.

Po ashtu, ai tregoi se ka plotë arsye që do të hiqte dorë nga politika.

“Arsye ka plotë. Mund të ketë plotë. Jam realizu politikisht kam realizu ëndrrat dhe idealet e mia që kam pas lidhur me të drejtat, me lirinë, me pavarësinë e vendit, me atë që Kosovë është dhe ka mrri. Çdo arsye e shëndoshë mund të më rehaton të më pushon, dhe të jem i qetë në jetë në jetën private dhe në tërheqje politike nëse vjen deri të ajo”, tha ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/