image Haziri: Gjatë intervenimeve të ekipeve tona janë shpëtuar jetë të njerëzve

Kosovë

Haziri: Gjatë intervenimeve të ekipeve tona janë shpëtuar jetë të njerëzve

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë për media pas situatës së vërshimeve, tha se 24 orë janë duke punuar për menaxhimin e situatës, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri njoftoi se është krijuar grupi punues ndër-institucional për menaxhim të situatës në të cilën janë përfshirë edhe “KRU Hidromorava”, zjarrëfikësit, Policia e Kosovës dhe FSK.

Po ashtu, ai theksoi se falë punës së ekipeve të Komunës janë shpëtuar jetë të njerëzve.

“Gjatë intervenimeve të ekipeve tona, janë evakuuar 18 qytetarë, që nënkupton se kemi shpëtuar jetën e qytetarëve. Gjendja më e rënduar është në Lagjen e Rrushnajave, 2 Korriku, pjesa përskaj kazermës se FSK, në fshatin Malishevë e Uglar”, ka thënë Haziri.

Ai u shpreh se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz por që dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe janë duke punuar për vlerësimin e tyre.

Në fund, kryetari Haziri ka apeluar qytetarët që t’i kufizojnë daljet me vetura sepse rreziku nga vërshimet mbetet ende i madh.

“Mos dilni sepse vërshimet edhe më tutje janë kërcënim për jetën e qytetarëve.  24 orë po punojmë për ta sanuar gjendjen”, tha Haziri./Gazeta Sinjali/