image Haziri flet për prishjen e koalicionit me VV-së dhe LDK-së në Prizren

Kosovë

Politikë/ Haziri flet për prishjen e koalicionit me VV-së dhe LDK-së në Prizren

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri ka folur për prishjen e koalicionit LV – LDK në Komunën e Prizrenit.

Haziri thotë se kjo është situatë jo e mirë politike, por sipas tij është e përballueshme.

“Me thanë të drejtën është situatë jo e mirë politike po e përballueshme, nuk është arritë me u zbatuar marrëveshja për bordin e drejtorëve me që ka pas lëvizje nga koalicioni lokal ku ka qenë edhe Nisma, ky ri formatim e ka qu LDK në kërkesën e zbatimit të parë që LDK të ketë pjesë në qeverisje më të madhe, mos zbatimi e ka sjellë që kryesuesi të vjen na radhët e PDK-së”, thotë Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, thotë se Mytaher Haskuka, kryetar i LV-së në Prizren dhe Anton Quni kryetar i Lidhjes Demokratike në këtë komunë do të bëjnë përsëri marrëveshje politike.

“Edhe kryetari Haskuka edhe ministri Anton Quni do të ulen edhe do ta tejkalojnë me marrëveshje politike. Sa kuptova unë ka probleme ligjore zgjedhja e kryesuesit, po do ta zgjedhim nëse ka vullnet me bashkëpunu”, tha ai. /Gazeta Sinjali/