image Haziri flet për herë të parë për mundësinë e kandidimit të Ismajlit për të parin e Gjilanit

Politikë

Haziri flet për herë të parë për mundësinë e kandidimit të Ismajlit për të parin e Gjilanit

news image

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, derisa tha se ka mundësi të mos kandidojë sërish për të parin e komunës, ka përmendur një emër tjetër, që mund të jetë kandidat i kësaj partie.

Haziri ka thënë se Arbër Ismajl, që aktualisht është nënkryetar komune, është njëri njëri prej kuadrove që është formuar në LDK në 20 vitet e fundit.

“Arbëri është njëri prej kuadrove të reja që LDK e ka ndërtu për 20 vjet. Është gjenerata e dytë në familjen e tij në LDK sepse babai i tij, Ruzhdi Ismajli, ka qenë veprimtar i madh politik. Arbëri ka ndërtu politika komunitare, i njeh mirë politikat lolake, ka menaxhuar me pandeminë, e ka përfaqësu ekzekutivin në 90 për qind e rasteve në Kuvendin Komunal. Unë ia kam dhënë mundësinë. Pra, është pjek politikisht me udhëheq organe lokale”, ka thënë Haziri për Blic Interview.

Deri më tani përveç Hazirit e Ismajlit nuk është përmendur ndonjë emër tjetër, si kandidat i mundshëm i LDK-së për të parin e Gjilanit.

/GazetaSinjali/