image "Deja Vu" / Haziri: Emri i Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Politikë

“Deja Vu” / Haziri: Emri i Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së

news image

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, theksoi se nuk është kohë e ultimatumeve e as e kushtëzimeve sa i përket çështjes së postit të presidentit, post ky që ka mbetur ngërç deri më tani sa i përket mos-dakordimit mes subjekteve politike në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Nënkryetari i LDK-së, Haziri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është koha për dialog të brendshëm për postin e kreut të shtetit, gjersa shtoi se emri i presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së.

“Nuk është kohë e ultimatumeve. As e kushtëzimeve. Koha për dialog të brendshëm për Presidentin, me konstruktivitet. Emri i #Presidentit kalon nëpër zyrat e #LDKsë”, shkroi Haziri.

/Gazeta Sinjali/