image Haziri: Dialogu i vërtetë fillon pas 17 tetorit

Politikë

Haziri: Dialogu i vërtetë fillon pas 17 tetorit

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lufti Hazri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dashur t’ia japë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, edhe librin e banorëve të çregjistrimeve në Kosovë Lindore.

Këtë që Haziri propozon, Kurti nuk ia dha kujt, por ai deshi t’ia japë presidentit serb tre libra të tjerë.

“Rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës”, “Listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur”, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

“Mirë ka bërë, por është mirë me ia dhënë edhe një libër Vuçiqit, librin e banorëve dhe të çregjistrimeve në Kosovë Lindore, kjo është më urgjente dhe ndoshta ka qenë momenti që këtë çështje me ngritë”, tha Haziri për Albanian Post.

Haziri shton se Kurti po tenton ta ndërrojë formatin e bisedimeve në Bruksel, “por nuk është i gatshëm ende për të negociuar dhe takimi i së hënës e konfirmoi këtë që po e them”, u shpreh Haziri.

“Jo diçka e papritur. Ai e ka paralajmëruar që nuk do të ketë negociata, por do të ketë takime dhe kjo po ndodh”.

Sipas tij, “palët janë ende në nivele populliste”.

Madje sipas Hazirit, “në të njëjtë mënyrë do të vazhdojnë”, pasi ai konsideron që kjo ndodh për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë dhe Serbi gjatë këtij viti.

“Gjithçka fillon pas 17 tetorit, pasi në Kosovë dhe Serbi do të ketë zgjedhje të reja”, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/