image Haziri: Deputetët e LDK-së janë të lirë të shprehin me votë qëndrimin e tyre për Osmanin

Politikë

Haziri: Deputetët e LDK-së janë të lirë të shprehin me votë qëndrimin e tyre për Osmanin

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se secili deputet i kësaj partie është i lirë të shpreh qëndrimin e tij, sa i përket votimit të Vjosa Osmanit për presidente, shkruan Gazeta Sinjali.

“Secili deputet, secili anëtar i kryesisë ka të drejtë me e shpreh qëndrimin e vet, prandaj secili deputet në seancë do ta shpreh mendimin e vet. Kjo është pyetje që duhet t’ua adresoni deputetëve të partisë, asnjë deputet i LDK-së nuk dallon prej tjetrit. Ne kemi qëndrim unik si LDK dhe deputetët tanë janë të lirë që të shprehin qëndrimin e tyre me votë. LDK i ka dhënë vendit gjithmonë stabilitet institucional, përveç Vjosa Osmanit, emri i dytë nuk është shpallë ende”, tha Haziri.

Haziri tha se deputeti Agim Veliu e ushtron rolin e tij si deputet më mirë se çdo kuvendar tjetër.

“Në frymën kushtetuese, rolin e deputetit askush më mirë se Agim Veliu nuk mund ta ushtrojë. Tendenca është me e nda politikën, por në këtë frymë LDK do të qëndrojë unike, demokracia e brendshme në LDK është vlerë”, tha ai në 7T.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë ka marrë vendim që deputetët e këtij subjekti politik të qëndrojnë në sallë në ditën kur do të votohet presidenti, por siç tha kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, pa paragjykuar nëse vota e tyre do të jetë për apo kundër Osmanit./Gazeta Sinjali/