image Haziri bën një "paralajmërim": Ditët e ardhshme do të jenë shokante për besimtarët e Albin Kurtit

Politikë

Haziri bën një “paralajmërim”: Ditët e ardhshme do të jenë shokante për besimtarët e Albin Kurtit

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar zhvillime interesante për – siç e quan ai ”besimtarët e së majtës së Albin Kurtit”, në ditët e ardhshme.

Duke komentuar vizitën e pesëshes perëndimore për dialogun Kosovë – Serbi, Haziri ka thënë se Qeveria dhe presidentja, Vjosa Osmani do të duhet t’i organizojnë zgjedhjet në veri dhe të shkruajnë draft-statusin e Asociacionit.

”Nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albinit dhe Vjosës duhet me i organizu zgjedhjet në 4 komunat veriore të Mitrovicës dhe me shkru draft-statutin e Asociacionit (Zajednicës së VV-së)”, ka shkruar Haziri.

“Kur? Menjëherë. Ndërkaq, me 8 nëntor duhet me i kallxu Keshillit Europian. Para tij, duhet me i kallxu popullit të Republikës pse po ndodhë, se je ardhë në Zyren e Kryeministrit tue kondërshtu, protestu e lëndu policë, tue djegë e ataku edhe familjen e Kryeministrit të Kosovës atëherë. Po ashtu, duhesh me i kallxu popullit përse u desh që t’i bësh këto veprime banditeske para shtatë vitesh, duke ua pamundësu qytetarëve lëvizjen pa viza”.

”Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit, por nuk ka asgjë më fantastike se realiteti”, ka thënë Haziri.

/GazetaSinjali/