Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ka mundësi që mos të kandidojë më për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë, shkruan Gazeta Sinjali.
Haziri ka shtuar se kandidatin e LDK-së e zgjedhë kryetari i partisë, mirëpo me respektimin e mendimit të degëve nëpër komuna.
“Nëse pyetem sot, më shumë ka gjasa që të mos kandidoj për Gjilanin, sesa të ndodhë e kundërta. Ne po punojmë maksimalisht që të krijojmë një gjeneratë të re të politikanëve lokalë për dhjetëvjeçarin e ardhshëm”, tha ai në Blic Interview./Gazeta Sinjali/