image Haziri apelon që të votohet Rimëkëmbja Ekonomike: Kemi humbur mbi 800 vende pune, dimri do të jetë i vështirë - Sinjali

Haziri apelon që të votohet Rimëkëmbja Ekonomike: Kemi humbur mbi 800 vende pune, dimri do të jetë i vështirë

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar te të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri thotë se mbi 800 qytetarë kanë humbur vendin e punës dhe se dimri do të jetë më i vështirë.

“U apeloj, jo vetëm deputetëve të zonës së Gjilanit, por të gjithë atyre që vlerësojnë dhe kontribuojnë pakon e domosdoshme ekonomike. Dimri është i vështirë, situata e pandemisë ka me qenë e vështirë. Kemi humbur mbi 800 vende pune”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo pako është oksigjen për ekonominë.

“Sot kam takuar kryeministrin Hoti dhe kemi biseduar për nevojën e angazhimeve të përbashkëta. Paketa e rimëkëmbjes ekonomike i jep oksigjen ekonomisë”, është shprehur ai para gazetarëve./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin