image Haziri ankohet për qytetarët e Gjilanit: Po dalin në kafeteri e nuk po i respektojnë masat

Kosovë

Haziri ankohet për qytetarët e Gjilanit: Po dalin në kafeteri e nuk po i respektojnë masat

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë për media pas takimit të mbajtur me Komitetin e Emergjencave ka thënë se kafiteritë nuk po respektojnë masat mbrojtëse.

Ai ka hequr dilemën e kontakteve apo burimit të infeksionit në Gjilan, derisa ka kërkuar vëmendje dhe kujdes maksimal të qytetarëve në mënyrë që të mos kemi raste të reja nga Komuna e Gjilanit.

“Rikthimi i virusit mund të ndodhë dhe gjendja mund të keqësohet. Gjatë vikendit dhe javës që shkoi, kemi evidentuar dy probleme. E para që qendrat e mëdha tregtare janë duke e thyer masën e mosofrimit të shërbimeve pa mjete mbrojtëse. Ata janë duke thyer rregullat e pandemisë dhe vendimeve të institucioneve të shtetit. Problem i dytë është grumbullimi në restorante dhe kafiteri, ku nuk është duke u respektuar distanca dhe masat mbrojtëse në bazë të rekomandimeve. Asnjë lokal deri më tani nuk i ka respektuar masat, me përjashtim të disa restoraneve që ofrojnë ushqim. E njejta është duke ndodhur edhe nga qytetarët gjatë qarkullimit në rrugë”, ka potencuar në fjalën e tij kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Konfirmohet se Komuna e Gjilanit, do të veprojë përmes inspeksionit dhe organeve të shtetit me një vendosmëri strikte dhe kjo do të bëhet në kuadër të kujdesit për shëndetin publik.

“Jemi të detyruar që t’i mbyllim aktivitetet me operacion të veçantë të inspeksionit komunal. Kjo nënkupton vendosjen e ‘drynit’ dhe mbylljen e lokalit, deri në zbatim të masave, sepse nuk guxojmë të rrezikojmë shëndetin publik për motive komerciale, përkundër që tre muaj kanë qenë të mbyllura”, ka përfunduar ai./ Gazeta Sinjali/