image Haziri: Ambasadori Hovenier është i informuar më shumë se sa Kurti për dinarin serb

Politikë

Haziri: Ambasadori Hovenier është i informuar më shumë se sa Kurti për dinarin serb

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier është më i informuar se Albin Kurti sa i përket çështjes së dinarit serb.

Ai tha se Kosova duhet t’i kryejë obligimet e saj dhe të mos varet se çfarë bën Serbia.

“Kurti ka thënë që Hovenier më tha diçka që se kom ditë, ambasadori edhe për dinarin din më shumë se kryeministri i Kosovës. Pas asaj deklarate që e ka thënë ka ndodhë disa muaj ataku terrorist në Banjskë”, tha ai.

“Për 45 ditë është numër figurë që lidhet marrëveshje, për 45 ditë duhet të kryhen punët në Kosovë, Kosova e merr kreditin final. E mbyll çështjen se në Kosovë më nuk mundet me u kërku më shumë. Kosova mund ti kryejë obligimet e veta pa u interesu çfarë po bën Serbia”, tha ai në “Debat Plus”.

/GazetaSinjali/