image Haziri: 19 pacientë të shëruar plotësisht dhe vetëm 9 raste pozitive sot në Gjilan

Kosovë

Haziri: 19 pacientë të shëruar plotësisht dhe vetëm 9 raste pozitive sot në Gjilan

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin e mbajtur sot me Komitetin e Emergjencave për Parandalimin e Pandemisë Globale, kanë bërë vlerësimin e gjendjes në luftimin e COVID-19 dhe në bazë të statistikave, deklaruan se ka vazhdimisht rënie të rasteve pozitive.

Haziri ka thënë se po punohet që të mos ketë fare raste pozitive me COVID-19.

“Gjendja që kanë elaboruar, niveli i shëndetësisë në dy sektorët, QRSHP, policia dhe emergjencat civile, na gëzon me lajme të mira sa i përket COVID-19. Ditën e djeshme kishim vetëm një rast pozitiv, sot kemi 19 raste të shëruara plotësisht dhe po punojmë që raste pozitive të mos kemi fare në Gjilan”, ka thënë ai.

Komuna e Gjilanit në përballjen me COVID-19, nga data 13 mars e deri më sot, ka gjithsej 908 raste pozitive, prej tyre të shëruar plotësisht janë 737 pacientë, 39 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë 132, prej tyre 35 të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19. /Gazeta Sinjali/