Derisa ministrja e Drejtësisë po fliste në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës kanë filluar të godasin tavolinat e seancës së Kuvendit të Kosovës.
Opozita këtë reagim e pati pasi ministrja Haxhiu nisi të deklarohet lidhur me çështjen e ambasadorit nw Slloveni Martin Berishaj.
Madje ministrja Albulena Haxhiu, është përplasur në Kuvend me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Nga foltorja, Haxhiu i kërkoi për qetësi, derisa i tha të mos shqetësohet.
“A mundesh me u qetësu të lutem? S’keni të drejtë m’i thanë mbylle ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër, pse po shqetësohesh? Për shkak të atyre shurdhuesve apo çka tjetër?”.