Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu për riemërimin e Arben Vitisë ministër i Shëndetësisë thotë se VV vazhdoi degradimin duke vendosur këtë pozitë në pazar dhe interes të sektorit privat.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur Kurtin se përse që tre muaj nuk është emëruar Ministri i Shëndetësisë, apo siç shkruan ai “ka pritur derisa Arben Vitia të përfundoj barazimet me sektorin privat”.
“Pyetja që i duhet bërë sot Albin Kurtit është se, a ka dhënë ende dorëheqje nga Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, a është më mirë pa ministër apo me një ministër të dështuar me konflikt të supozuar të interesit? Albin Kurti duhet të jap përgjegjësi dhe të tregoj se përse që tre muaj nuk është emëruar Ministri i Shëndetësisë, apo ka pritur derisa Arben Vitia të përfundoj barazimet me sektorin privat”, shkruan mes tjerash Haxhiu në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Me riemrimin e Arben Vitisë, LVV vazhdoi degradimin e shëndetësisë duke e vendosur pozitën e ministrit të shëndetësisë në pazar dhe interes të sektorit privat.
Pyetja që i duhet bërë sot Albin Kurtit është se, a ka dhënë ende dorëheqje nga Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, a është më mirë pa ministër apo me një ministër të dështuar me konflikt të supozuar të interesit?
Albin Kurti duhet të jap përgjegjësi dhe të tregoj se përse që tre muaj nuk është emëruar Ministri i Shëndetësisë, apo ka pritur derisa Arben Vitia të përfundoj barazimet me sektorin privat?!
Duke ditur se Arben Vitia nga pozita e ministrit të shëndetësisë, shkoj menaxher në laboratorin Olive e tani sërish është rikthyer në minister, dyshohet për konflikt të interesit.
Pas Raportit të Auditorit për vitin 2021 ku ishin gjetur afro 12 milion euro keqpërdorime në shëndetësi në kohen sa ky dikaster udhëheqej nga Arben Vitia, riemërimi i Arben Vitisë është lajm i keq për shëndetësinë tonë.