image Haxhiu: Për këto 100 ditë nuk ka pasur asnjë aferë korruptive

Politikë

Haxhiu: Për këto 100 ditë nuk ka pasur asnjë aferë korruptive

news image

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po raporton kryeministri Hoti për 100-ditëshin e punës së qeverisë, deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka thënë se në rrethana të vështira për shkak të pandemisë, qeveria ia ka dalë të kryej detyrat e saj.

Sipas Haxhiut, për këto 100 ditë nuk ka pasur asnjë aferë korruptive.

“Kuvendi jep kritika dhe sugjerime mirëpo duhet ta pranojmë faktin për mirëqeverisje në kushte dhe rrethana të vështira për shkak të pandemisë. Për sektorë të veçantë mendoj se secili ka hapësirë dhe nevojë për përmirësime, por ajo që dua të them është se për këto 100 ditë të qeverisë nuk kemi afera korruptive, që për mua është esenciale”, tha Haxhiu.

Gjithashtu tha se çdo ministër i qeverisë duhet të punojë në interes qoftë edhe të vetëm një qytetari.

“Ndërsa, në fusha të tjera duhet transparencë edhe më e madhe, sepse kjo është edhe kërkesë e qytetarëve, edhe pse nuk jemi keq. Bujqit i kërkojnë të drejtat e tyre të cilat edhe ju takojnë, andaj kërkohet përshpejtimi i hapave për përkrahjen ndaj tyre. Mund të themi se koalicioni po funksionon mirë, ne do t’iu përkrahim për punët e mira dhe po ashtu do t’iu kritikojmë aty ku ka vend për kritika”, shtoi ajo./Gazeta Sinjali/