Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pavarësisht gjendjes me virusin korona, vajzat e gratë duhet të raportojnë dhunën në polici sepse policia, prokuroria e gjykatat po merren me rastet e dhunuesve.
“Pavarësisht rrethanave të shkaktuara me virusin corona, vajzat e gratë duhet të raportojnë dhunën sepse policia, prokuroria e gjykatat po merren me rastet e dhunuesve”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se sot ka pasur komunikim me drejtoreshat e strehimoreve në Kosovë dhe kanë diskutuar për gjendjen e strehimoreve në kohë pandemie./ Gazeta Sinjali/