image Haxhiu: Opozita nuk i nënshtrohet, shantazhohet e frikësohet kryemashtruesit Kurti

Politikë

Haxhiu: Opozita nuk i nënshtrohet, shantazhohet e frikësohet kryemashtruesit Kurti

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.

Haxhiu e ka quajtur Kurtin “kryemashtrues”, duke shtuar se ka frikësuar deputetët e tij në rastin e votimit për Trustin, por që kjo nuk do të ndodhë me deputetët e PDK-së.

Tutej ai ka thënë se opozita nuk i nënshtrohet, shantazhohet, as nuk i frikësohet kryeministrit Kurti.

“Kushtetuta e Kosovës, Neni 70, Paragrafi 1 sakteson se: Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.Ne nuk i nështrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryemashtruesit Kurti. Ai mundet me i kërcenu, shantazhu dhe frikësu deputetët e tij sikur në rastin e votimit për Trustin, por kjo mendësi nuk kalon tek deputetët e PDK-së”, ka shkruar Haxhiu.

/GazetaSinjali/