Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se edhe nesër priten të vazhdojnë punimet në Pekaz të Poshtëm të Skenderajt pasi janë gjetur mbetje mortore të viktimave të kohës së luftës në Kosovë.
Siç njofton Haxhiu, “mbetjet mortore janë dërguar në IML me ç’rast do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe identifikimit mjeko ligjor”.
“Sot, gjatë vazhdimit të punëve në lokacionin Prekaz i Poshtëm, ekipet e IML-së dhe EULEX, me mbështetjen e policisë, KQPZH dhe ICRC kanë arritur të gjejnë dhe të tërheqin mbetjet skeletore të një individi që i takon kohës së luftës”.
“Në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe tre trupa para 11 ditëve. Punimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme”, ka thënë Haxhiu.