image Avokati Berisha: Këlyshi i pushtetit, Rasim Maloku mori udhëzime nga ministrja e dështuar për t’më arrestuar

Drejtësi

Avokati Berisha: Këlyshi i pushtetit, Rasim Maloku mori udhëzime nga ministrja e dështuar për t’më arrestuar

news image

Avokati Besnik Berisha është deklaruar pas lirimit më vendim të Gjykatës, ku u refuzua kërkesa për paraburgimin e tij. Arrestimi i tij u cilësua i kundërligjshëm dhe arbitrar e madje edhe urdhër nga pushteti, për shkak të zërit kritik të Berishës ndaj Qeverisë, raporton Gazeta Sinjali.

Për herë të parë, Berisha ka folur në një intervistë me gazetarin Berat Buzhala, ku e ofendoi rëndë Prokurorin që urdhëroi arrestimin e tij.

Berisha tha se Rasim Maloku është “këlysh i pushtetit”, i cili mori udhëzime nga ministrja Haxhiu, të cilën e quajti të dështuar.

Gjithashtu, Berisha tha se të gjitha këto fjalë ia ka thënë në sy prokurorit Maloku, gjatë seancës maratonike që u mbajt nga ora 19:30 deri në mëngjes.

“Nëse një këlysh i pushtetit, i veshun me petkun e prokurorit të shtetit merr udhëzime nga një ministre e paditur, e pashkollë, e paedukuar, e dështuar në zanatin e vet, patjetër që arrestohet edhe avokati, e në këtë rast është jetësuar, pra nuk ka qenë veç kërcënim. Kështu që, unë jam arrestuar nga një këlysh i pushtetit, i veshur në petkun e prokurorit të shtetit”, tha Berisha.

Gjithashtu, Berisha thotë se të gjitha këto fjalë ia ka thënë në sy prokurorit Maloku, gjatë një seance e cila ka zgjatur nga ora 19:30 e deri në 4:45 të mëngjesit.

“Rasimin përveç e kam quajtur ahmak, i kam kallëzu qysh i kam thanë Arben Çitakut se çka lypë pika-pika ai, d.m.th. krej këto ia kam thanë në sy. I kam thanë që je idiot, je i padijshëm, i pashkollë, që je servil, që ke marr urdhëra prej pushtetit. I kam thanë qiti provat, qit çka ki. I ka thirrë 20 e ca policë në seancë, e kapi frika mos jemi t’u e incizu, sepse unë kisha dëshirë që seanca të mbahej publike, të ftohen kolegët e të gjitha mediave dhe ta shohin kush është Besnik Berisha, “krimineli” që iu lidhën duart në 6:10 të mëngjesit, me gjithë Njësinë Speciale që më erdhi keq se e kishin lanë Mitrovicën zbrazët dhe i tronditën fqinjtë, që më vjen keq”, tha Berisha për Nacionale.

https://www.facebook.com/nacionalevideosofficial/posts/pfbid02jjARdMoXY2w4VirhBuSMWqGwJWmG7estYfs3LutCXnBp9yFP1qYn24k2eRTiDqE9l?cft[0]=AZVcNsx1TdcBX4jSXrLJNc-DIQxWqSdmj5xwswdpPJ5dmHABFvAJBYb17MeC0Acy2FVu82DR6Eq85MlBxgz5uBX1ZtCXnMRyM2HouQKVwzWh0O9__1qcd5Rpi7AZGjnXYWCkVjEwWWbeMCH5WNIu6opOIx7llz5ztdE8g-XVMVglQ1uFEx31NBNo64wp8KeOp2I&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/