image Haxhiu: Me heq reciprocitetin është me heq dorë prej sovranitetit

Kosovë

Deklaratë/ Haxhiu: Me heq reciprocitetin është me heq dorë prej sovranitetit

news image

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se heqja e reciprocitetit është të heqësh dorë nga sovraniteti.

Haxhiu tha se çështja e reciprocitetit është a papranueshme pë qeverinë të heqet krejtësisht siç edhe kanë pasur kërkesa të shumta si nga SHBA poashtu edhe nga LDK, si partnerë bashkëqeverisës.

“Me heq dorë prej reciprocitetit është me heq dorë prej sovranitetit. Megjithatë, ne e kemi pasur në program gjatë fushatës zgjedhore, ne kemi thënë para qytetarëve që tarifa do të zëvendësohet gradualisht me reciprocitetin. Ne e kuptojmë që kemi kërkesa për heqjen e reciprocitetit por për ne është e papranueshme. Aty filloi edhe problemi me LDK-në”, tha Haxhiu në Rubikon./ Gazeta Sinjali/