image Haxhiu - Kurtit e Vitisë: Nëse nuk jeni të zotë t'i siguroni vaksinat, lëshoni rrugë

Shëndetësi

Haxhiu – Kurtit e Vitisë: Nëse nuk jeni të zotë t’i siguroni vaksinat, lëshoni rrugë

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për vonesa në sigurimin e vaksinave antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu i ka kërkuar Qeverisë që “të hapë rrugë” nëse nuk është e zonja t’i sigurojë vaksinat dhe të qeverisë.

“Në dhjetë ditët e para, Ministri i Shëndetësisë dhe qeveria trumbetonin që shumë shpejt, ama shumë shpejt do t’i siguronin vaksinat. Kjo ‘shumë shpejt’ për Qeverinë është shumë ngadalë për qytetarët e Kosovës…Nëse nuk jeni të zotë me i siguru vaksinat dhe nuk jeni të zotë me qeverisë, lëshoni rrugë, sepse ka njerëz të zotë që mund t’i sigurojnë”, tha Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit./Gazeta Sinjali/