image Haxhiu: Kurti dhe dy ministra kanë ofruar dorëheqje vetëm për të mos u formuar Asociacioni

Politikë

Haxhiu: Kurti dhe dy ministra kanë ofruar dorëheqje vetëm për të mos u formuar Asociacioni

news image

Gazetari, Baton Haxhiu ka thënë se dy ministra i kanë ofruar dorëheqje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të mos themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Më nuk janë pjesë e kryesisë, një prej tyre është parimor dhe ka refuzuar asociacionin”.

Haxhiu ka pretenduar se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ofruar dy herë dorëheqjen para ndërkombëtarëve për ta mos implemetuar Asociacionin. Sipas tij Kurti ishte shprehur i gatshëm për të shkuar në zgjedhje.

“Ka muaji shtator ose tetor, Kurti iu ka thënë ndërkombëtar se nuk mundet t’i dalë elektoratit përpara duke e themeluar Asociacionin”, ka thënë Haxhiu në Pressing të T7.

Gazetari Haxhiu nuk tregoi kush janë emrat e ministrave që sipas tij ofruan dorëheqje, vitin e kaluar.

Ai po ashtu deklaroi se Albin Kurti duhet t’i jap një bashkëpunim opozitës, por edhe të kërkojë falje për diskursin që e ka pasur ndaj opozitës. 

/GazetaSinjali/