image Haxhiu, Hetemit: S'arritën me të largu serbët, ndërsa Albini e Elberti po - mos u dorëzo

Politikë

Haxhiu, Hetemit: S’arritën me të largu serbët, ndërsa Albini e Elberti po – mos u dorëzo

news image

Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka dalë me një këshillë për kryetarin aktual të Leposaviqit, Lulzm Hetimit duke i thënë që të mos dorëzohet pas vendimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për nisjen e procedurave ligjore për largimin e kryetarëve aktualë në katër komunat veriore dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Kjo pasi, Haxhiu thotë se përmes një udhëzimi administrative Kurti po përpiqet që ta largojë Hetimin nga komuna e të shpall zgjedhje të reja.

”Serbët me protesta e dhunë nuk arritën me të largu nga Komuna, ndërsa Albini e Elberti po të largojnë me Udhëzim Administrativ (UA). Radha është ti me kërku llogari për sakrificën që ke bërë tash e sa muaj”, ka thënë Haxhiu.

Ai i ka thënë Hetimit që të mos lejojë që “të tallen serbët me të”.

”Mos prano që serbët me u tall me ty për pazaret e Albinit e Besnik Bislimit. Ju kam treguar që në fillim se Albin Kurti ka me u tërheq nga veriu, sepse kudo që deri sot ka hy është tërhequr.Albin Kurti  fjalë i ka babush, a punët si hiq kërkush”, ka thënë Haxhiu.

Në fund, deputeti opozitar tha se ”Albin Kurti me sejment e tij janë Kali i Trojës në Qeveri“, ka mbaruar deputeti i PDK-së. 

https://www.facebook.com/bekimhaxhiuofficial/posts/pfbid0jdGw8LjsdJUJuAQrKapzBUTnqDHC9cmQ9wvFTabaEhHSVUnH9HUQTUW2jFLVMteHl?cft[0]=AZVuIfFVb1fT14i4GDuxn2OoUWlQLtoHWVmVMuErreNjiSpbI_Zee3Oj1gYCyhuisaD5wggyZZ03yPRKrXCOvklyjXT6hT7BK9BT–SZfVw55KlUcUOHA5LRPHtgC9D26flNQLrLTuB14FpvX8nVw-GV1W3EfKDPqTG5YE-fzd7KJaRKP0Q3B_8qSdxCxzEP4L8&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/