Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është përgjigjur pyetjes së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, se nëse kryeministri, Albin Kurti, është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte në burg, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo tha se Haradinajt “nuk i ka hije” të flasë, pasi që ai ka pritur në zyrën e tij persona që dyshohen për krime të rënda në Kosovë, duke aluduar në Milan Radoiçiqin.
“Ai ka pritë në zyrën e tij kriminelë që dyshohen për krime të rënda në Kosovë. Nuk i ka hije një personi të tillë, që gjithë i ka shërby interesave të veta gjatë qeverisjes së tij. Si me thënë, nuk është që nuk e kemi pritur, por në fakt më e tepër e shoh si reagim për shkak të reformave të thella që Qeveria Kurti pritet t’i bëjë”, tha Haxhiu në T7./Gazeta Sinjali/