image Haxhiu flet rreth revokimit të fletarrestit ndaj Radojçiqit: Ai mund të ketë bashkëpunuar me Haradinajn

Kosovë

Haxhiu flet rreth revokimit të fletarrestit ndaj Radojçiqit: Ai mund të ketë bashkëpunuar me Haradinajn

news image

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar rastin e revokimit të fletarrestit të nënkryetarit Milan Radojçiq, i dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, teksa ka thënë se mund t’i ketë bërë favor ndonjë eksponenti shqiptar, duke e vënë kështu theksin tek kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, që i është larguar drejtësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-ministrja e Drejtësisë, u shpreh se për partinë që ajo përfaqëson, kjo çon në dyshimet se ai e ka marrë revokimin si një “shpërblim” ndaj ndonjë favori që i është bërë ndonjë eksponenti shqiptar.

Po ashtu, ajo ka përmendur edhe takimin që e ka pasur Radojçiqi me të parin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

“Për VV-në kjo çon tek dyshimet se ky (Radojçiq) po merr shpërblim për ndonjë favor që ka bërë, qoftë me eksponentë shqiptarë. Ju e dini se z. Haradinaj e ka pasë në zyrë Radojçiqin”, ka deklaruar ajo në T7.

Përveç kësaj, Haxhiu e ka akuzuar shefin e Listës Serbe për, siç e quan ajo, “terrorizim” të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.

“I cili për vite me radhë e ka mbajtur në terror vendin tonë dhe ka terrorizuar të gjitha komunitet pa dallim e përjashtim, është përfshirë në afera shumë të rënda kriminale, po ashtu është edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit”, ka shtuar ajo./Gazeta Sinjali/